Rihanna ka lansuar koleksionin e saj të veshjeve të brendshme për nënat në kuadër të linjës së saj të veshjeve të brendshme “Savage Fenty”
Përgjatë dy shtatzënësive të saj bota e ka cilësuar yllin Rihanna si një nga nënat më me stil. Rihanna si nënë ka vërtetuar se moda mund të jetë argëtuese edhe për gratë shtatzëna dhe stili nuk duhet të humbasë. Ajo gjatë shtatzënësive të saj me partnerin ASAP Rocky, ke ekspozuar barkun në veshje shumë interesante dhe kjo gjë është vlerësuar shumë nga fansat e saj e gjithashtu edhe nga kritikët e stilit dhe modës. Kjo gjë duhet ta ketë shtyrë këngëtaren e famshme të bëjë një koleksion që sipas saj është i rehatshëm për nënat e reja dhe gjidhënien, ka shkruar Vogue.
Rihanna së fundmi ka publikuar në rrjete sociale fotografi të saj duke veshur linjën që e ka thënë se është për nënat dhe gratë që do të bëhen nëna.
Linja e re kapsulë, e projektuar nga vetë Rihanna, përmban tre stile të reja të sytjenave, si dhe një bluzë me mangë të shkurtra e thjeshtë që është pak më e madhe se që duhet apo “oversize” në mënyrë që nënat të ndihen rehat. Në bluzën e bardhë më shkronja të zeza shkruhet: “Bëni më shumë bebe. Përmasat e koleksionit të ri variojnë nga XXS deri në 4X. Çmimet sipas saj janë të kapshme për kualitetin që ofrohet.
"Kapsula e re e maternitetit ka të bëjë me sjelljen e këtij besimi dhe ngushëllimi për mamatë në çdo fazë të udhëtimeve të tyre", thotë Rihanna. "Dua t'u kujtoj njerëzve se ju ende mund të shprehni të ndjerit ‘seksi’ dhe të ndiheni mirë ndërsa jeni prind”.
Tri llojet e sytjenave janë të frymëzuara nga siluetat më të shitura të markës dhe vijnë në një shumëllojshmëri ngjyrash. Rihanna ka thënë se këtë koleksion e ka dizajnuar duke i pasur në mendje nënat që janë duke pritur fëmijë dhe ato që tashmë kanë fëmijë. Linja sipas saj mbështet fuqishëm gjidhënien.
Edhe
Rihanna, frymëzimi që vazhdon të magjepsë botën
Përgatiti: Vita Abrashi -Kajtazi
