Në vorbullën e denoncimeve për ngacmim seksual është përfshirë edhe një ndër emrat më të njohur të filmave aksion të Hollywoodit.
Steven Seagal është aktori i akuzuar nga aktorja Rachel Grant. Grant thotë se ai e ka sulmuar seksualisht atë në një dhomë hoteli në Sofje të Bullgarisë gjatë xhirimeve të filmit “Out for a kill”, në vitin 2002.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Hyri në dhomën time menjëherë sapo regjisori i filmit u largua. Më sulmoi menjëherë, më grisi këmishën dhe më hodhi në krevat me forcë. Nisi të zbërthente pantallontat dhe më pas, kur pa që unë po qaja, kërkoi ndjesë dhe u largua”, thotë Rachel.
Akuzat e aktores, që ka luajtur edhe tek “Die Another Day” janë mohuar nga Steven Seagal përmes përfaqësuesve të vet ligjorë.
“Klienti ynë mohon çdo akuzë dhe kontakt të tillë me zonjën Grant. Nuk ka pasur dhe nuk ka ndodhur asnjëherë që klienti ynë të jetë përfshirë në një sulm të tillë në Sofje në vitin 2002”, thuhet në reagimin e përfaqësuesve të aktorit dhënë për BBC, transmeton tch.
Ky nuk është zëri i parë që akuzohet Seagal për sulme të tilla. Eva LaRue e ka akuzuar më herët se e ka përdhunuar në banesën e tij në Kaliforni, po ashtu edhe Jenny McCarthy, ndërsa Portia de Rossi është rrëfyer sesi në një moment aktori është zhveshur në sy të saj dhe Ellen Degeneres.