Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Edhe Rebel Wilson zbulon përvojën e ngacmimeve seksuale

Aktorja australiane Rebel Wilson, është ylli më i fundit Hollyvwoodian që ka zbuluar përvojën e saj të ngacmimit seksual në këtë industri.

Në një seri të “tweets” në Twitter, ajo pretendon se "një yll mashkull në pozitë të pushtetit", i kishte kërkuar në mënyrë të përsëritur për të kryer një akt të turpshëm, shkruan BBC, transmeton Koha.net.

"E refuzova. Ishte diçka e neveritshme", tha ajo.

Wilson tha se shokët tjerë të këtij “ylli”, siç e përshkruan ajo të paidentifikuar, kishin tentuar të filmonin incidentin përpara se të dilte nga dhoma.

Ajo thotë të ketë treguar nëpër studio për këtë incident, por më pas është kërcënuar nga përfaqësuesi i këtij personi.

Edhe Natalie Portman e shqetësuar për ngacmimet seksuale ndaj grave nëpër vendet e punës Showbiz Natalie Portman e shqetësuar për ngacmimet seksuale ndaj grave nëpër vendet e punës

Por pas kësaj, aktorja thotë të jetë ngacmuar edhe në një hotel nga një person shumë i lartë në industrinë e filmit.

Aktorja ka thënë se qëndron afër të gjitha grave dhe burrave të cilët janë ngacmuar seksualisht.