Regjisori Spike Lee ka kërkuar falje publike për fjalët që I ka thënë në favor të Woody Allenit, teksa e ka përkrahur regjisorin kontrovers dhe e ka kritikuar kulturën e anulimeve në Hollywood.
Në një intervistë të fundit për radio “WOR 710” në New York, Lee e quajti Allenin një “regjisor të jashtëzakonshëm”.
“Kjo kultura e anulimeve në Hollywood, nuk vlen vetëm për Woodyn. Mendoj se, kur të shikojmë prapa në histori do ta shohim që, përveç nëse e vrasim dikë, nuk mendoj se mund ta fshijmë një person nga historia sikur të mos kishin ekzistuar fare. Woody Allen është një mik i imi dhe e di që aktualisht, ai po kalon nëpër një situatë të tillë,” citohet të ketë thënë Lee.
Por, vetëm një ditë më vonë, regjisori i famshëm amerikan kërkoi falje publike për këtë deklaratë, duke e postuar një mesazh në Twitter ku shkruhej: “Fjalët e mia ishin të GABUARA. Unë nuk i toleroj ngacmimet dhe seksuale, apo dhunën. Trajtimet e tilla shkaktojnë dëme të vërteta të cilët nuk mund të minimizohen.”
I Deeply Apologize. My Words Were WRONG. I Do Not And Will Not Tolerate Sexual Harassment, Assault Or Violence. Such Treatment Causes Real Damage That Can't Be Minimized.-Truly, Spike Lee.
— Spike Lee (@SpikeLeeJoint) June 13, 2020
Filmi i fundit i regjisorit Spike Lee, drama e luftës së Vietnamit “Da 5 Bloods”, debutoi të premten në platformën digjitale Netflix, transmeton Koha.
Allen është akuzuar për keqtrajtim të vajzës së tij, Dylan Farrow, kur ajo ishte vetëm 7-vjeçare. Ngjarja besohet të ketë ndodhur në fillim të viteve ’90.
Regjisori i shpërblyer me “Oscar”, Allen, ndër vite i ka mohuar akuzat e ngritura nga vajza e tij, të cilat i kishte mbështetur edhe nëna e saj aktorja Mia Farrow, e cila kishte luajtur në disa filma të Allenit dhe ishte në lidhje me regjisorit për një kohë të gjatë, para se ai ta braktiste për vajzën e saj të adoptuar, Soon Yi Previn. Deri më tani, regjisori nuk është paditur ndaj akuzave për abuzim.
Në fillim të këtij viti, ai e publikoi një libër me titull “Apropos of Nothing”. Autobiografia e shumëpërfolur, përshkruhet si ditarë personal, i sinqertë dhe gjithëpërfshirës i Allenit, ku ai flet për jetën, karrierën dhe raportet me familjarët dhe miqtë e tij.
Woody Allen është fitues i katër shpërblimeve Oscar, përfshirë këtu kategorinë “Regjisori më i mirë” për filmin e vitit 1977, “Annie Hall”, i cili po ashtu u shpall filmi më i mirë i atij viti.