Steven Spielberg ka thënë se arti mund t’i ndihmojë njerëzit në betejën për të kuptuar krizat aktuale me të cilat po përballet njerëzimi. Ai ka thënë se bota mbase nuk mund të kuptojë se si krizat botërore ndikojnë edhe në botën e artit.
Filmbërësi ka folur gjatë ceremonisë së dhjetë të LACMA, ku është nderuar bashkë me Kehinde Willey dhe Amy Sherald, artistët që ishin autorë të portreteve të ish-presidentit Barack Obama dhe ish-zonjës së parë, Michelle Obama.
Spielberg ka shpjeguar se si arti detyron njerëzit që të përballen me botën, sikurse e ka quajtur ai, të çuditshme të shkaktuar nga ankthi i nxitur nga pandemia e koronavirusit. Ai ka folur edhe për ndikimin e ndryshimeve shoqërore dhe klimatike.
-
Teatri – hapësira e domosdoshme e thyerjes së heshtjes për krizën mjedisore
-
“Pambuk” zbut kontrastet me dialogun e gjuhës së koduar, sonte në “Express”
-
“Art Without Limit” - platformë e veçantë për të frymëzuar njerëzit, të shtunën në “Nëpër Film”
-
Papa Leo pret yjet e Hollywoodit në Vatikan, i shqetësuar për rënien e shikueshmërisë në kinema
-
Denzel Washington nuk shqetësohet për kritikat dhe sulmet online