Showbiz

“South Park” shpjegon domethënien e shprehjes virale “6,7”, që shqetësoi prindër e mësues

Episodi i parë i sezonit të ri të serilait “South Park”, ku shpjegohet kuptimi i shprehjes virale “6,7”

Episodi i parë i sezonit të ri të serilait “South Park”, ku shpjegohet kuptimi i shprehjes virale “6,7”

Në epizonin e patë të sezonit të 28-të të serialit të famshëm “South Park”, nxënësit e shkollës fillore kanë filluar të përsërisin pa pushim shprehjen “six, seven”, duke shkaktuar hutim te mësuesit, prindërit dhe publiku. Por ndryshe nga sa mund të duket, fëmijët nuk po krijojnë ndonjë kult të rrezikshëm, ata po përqafojnë thjesht mungesën e kuptimit në gjithçka, me shumë humor, ka raportuar The Hollywood Reporter.

Në episod, shprehja “six, seven” përmendet edhe nga një version fiktiv i Peter Thiel, një figurë reale e njohur për lidhjet e tij me teknologjinë dhe politikën, i cili duket sikur po citon një frazë të një “kulti të fshehtë” në shkollë.

Në fakt, kjo shprehje nuk ka asnjë kuptim të caktuar, dhe pikërisht aty qëndron edhe forca e saj. Ashtu si shumë gjëra të tjera virale që përhapen me shpejtësi në internet, “six, seven” është bërë simbol i absurditetit dhe i ndjenjës së boshllëkut që ndjejnë brezat e rinj.

The Wall Street Journal e ka përshrkaur shprehejn  se është “sikur Albert Camus të kishte një llogari në TikTok”, duke iu referuar filozofit ekzistencialist që shkroi për absurditetin e jetës.

Por sipas The Hollywood Reporter, origjina e saj është më “tokësore”.

Shprehja u dëgjua për herë të parë në muajin dhjetor të vitit 2024 në një këngë të reperit Skrilla, me titull “Doot Doot”. Disa muaj më vonë, kënga u përdor në video virale në TikTok, përfshirë një klip të basketbollistit të Charlotte Hornets, LaMelo Ball, i cili është i gjatë rreth 2 metra, dhe një tjetër me disa adoleshentë që bërtisnin “six, seven” gjatë një ndeshjeje.

Pas kësaj, siç ndodh gjithmonë në internet, kuptimi i shprehjes virale doli plotësisht jashtë kontrollit të krijuesve.

Kur njerëzit u pyetën “çfarë do të thotë ‘six, seven’?”, përgjigjja e vetme që morën ishte: “Asgjë.”
The Hollywood reporter shkruan se nëse nuk e di përgjigjen e një pyetjeje në matematikë? Thuaj “six, seven”.
Nëse nuk mund të zgjedhësh mes pulës apo peshkut? Edhe kjo është një “six, seven”, me një ngritje supesh, në stilin e famshëm të internetit “¯\()/¯”.

Pra, “six, seven” është kthyer në një shenjë ironike të konfuzionit, lodhjes dhe mungesës së kuptimit. Një mënyrë me humor për të thënë: “S’di çfarë po ndodh, por po shkoj me rrjedhën”.

Kritikët e internetit e quajnë këtë fenomen “internet rot”, një term që përshkruan kaosin dhe absurditetin gjithnjë e më të madh në kulturën digjitale. Por për shumë të rinj, kjo është mënyra e tyre për të shprehur ankthin, mbingarkesën dhe ndjenjën e boshllëkut që sjell bota moderne.

Ashtu si shumë meme të tjera pa kuptim, “six, seven” me kalimin e kohës fillon të fitojë kuptim, sepse njerëzit i japin vetë një domethënie përmes përdorimit.

Shembuj të tjerë të ngjashëm janë “404 Not Found”, një mesazh i zakonshëm i faqeve të prishura në internet, që më pas u bë meme dhe pastaj sinonim për një person pa ide, apo “Me when the”, një shprehje që përdorej për situata kur nuk di çfarë të thuash.

Kështu që, për prindërit dhe mësuesit që po çmenden nga “six, seven”, ka një lajm të mirë: edhe kjo do të kalojë.

Por ndryshe nga shprehjet e tjera virale që tashmë janë të harruara, kjo shprehje do të mbetet e pavdekshme në historinë e një espisodi të “South Park”.

Gazetari i The Hollywood Reporter, Kevin Dolak, në fund të tekstit “ia zgjati dorën” brezit të ri, Gen Z, pasi arriti të gjej përshkrim,, “¯\()/¯”-“6, 7”, për “të pakuptimtën”.