Sonte do të mbahet finalja e reality shout i cili ka bërë shumë bujë muajve të fundit, “Big Brother Vip Albania”.
Pas më shumë se 130 ditësh qëndrimi të mbyllur brenda një shtëpie, katër finalistë sonte do të dalin nga aty, derisa njëri prej tyre do të marrë edhe çmimin kryesor prej 100 mijë euro.
Në garë për këtë çmim janë: aktori Donald Veshaj, modelja Beniada Nishani, koreografi Ilir Shaqiri dhe prezantuesja Einxhel Shkira.
Ky reality shou ka nisur më 5 tetor të vitit 2021 derisa një numër i madh i artistëve dhe sportistëve shqiptarë janë bërë pjesë e tij.
Ndërkohë është paralajmëruar se sonte finalistët do t’i presin shumë befasi.
Artikuj të ngjashëm
-
Ilir Shaqiri triumfon në Big Brother Albania VIP
-
Donaldi përfundon portretin e Adem Jasharit brenda “Big Brother Vip”
-
Yjet e “Big Brother” ua urojnë kosovarëve Ditën e Pavarësisë
-
Donaldi e pranon: Iliri është lojtar më i fortë së unë në Big Brother VIP
-
Të shtunën shpallet fituesi i edicionit të parë të talent shout “WE SING”