Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Sofia Vergara rrëfen për betejën me kancerin kur ishte 28 vjeç

Sofia Vergara pasqyroi betejën e saj të kaluar me kancerin në një postim të shpërndarë në Instagramin e saj të premten.

Aktorja, tani 49 vjeçe, u diagnostikua me kancer në tiroide në moshën 28-vjeçare, pasi mjekët i zbuluan një gungë në qafë gjatë një kontrolli rutinë.

“Në moshën 28-vjeçare, KancerI nuk ishte një fjalë që prisja të dëgjoja, Ishte thjesht një kontroll rutinë. Por mjekët më gjetën një gungë në fyt dhe kjo fjalë u bë pjesë e historisë sime. Kam kaluar orë të panumërta në trajtime me rrezatim dhe, përfundimisht, në kirurgji. Sot e quaj veten një të mbijetuar nga kanceri”, ka shkruar Vergara në postimin të cilit i ka bashkëngjitur edhe një fotografi nga trajtimi.

Në pamje, Sofia qëndronte me njërin sy të mbyllur teksa shikonte përmes shikuesit të një kamere filmike.

Flokët brune i ishin lidhur pas kokës dhe kishte veshur një fustan të zi pa rripa.

“Jam me fat dhe mirënjohëse që jam në gjendje të ndaj historinë time dhe të them: parandalimi i hershëm është kaq i rëndësishëm!! Programoni kontrollin tuaj vjetor për këtë vit nëse nuk e keni bërë tashmë”, ka shtuar ajo.

Edhe Sofia Vergara flet për luftën me kancerin Showbiz Sofia Vergara flet për luftën me kancerin

Vergara më parë foli për betejën e saj me kancerin e tiroides gjatë një transmetimi televiziv për Stand Up to Cancer vitin e kaluar.

“Kur je i ri dhe dëgjon fjalën “kancer”, mendja jote shkon në shumë vende. Por u përpoqa të mos bëj panik dhe vendosa të arsimohem. Kam lexuar çdo libër dhe kam gjetur gjithçka që kam mundur për të”, pati deklaruar ajo.

Aktorja e njohur ka thënë se zbulimi i hershëm e ndihmoi të kapërcejë sëmundjen dhe beteja e saj e ndihmoi atë të afrohej më shumë me familjen e saj.