Sofia Vergara foli për diagnostikimin me kancer të tiroides kur ishte 28 vjeçe gjatë një programi me telefonata për bamirësi. Ngjarja njëorëshe u mbajt këtë të shtunë nga “Stand Up To Cancer”, bashkëthemeluesja e së cilës Katie Couric ishte në mesin e grupit të yjeve.
“Në moshën 28-vjeçare gjatë një vizite te mjeku, ai ndjeu një gungë në qafë”, ka thënë Sodia Vergara.
“Bënë shumë teste dhe më thanë më në fund se kisha kancer të tiroides. Kur je e re dhe dëgjoni fjalën kancer, mendja të shkon gjithkund, por u përpoqa të mos bëj panik dhe të mësoja më shumë rreth tij”.
Superylli i “The Modern Family” shtoi: “Lexova çdo libër dhe zbulova gjithçka që munda për të. Isha me fat që e zbulova herët dhe kisha mbështetjen e mjekëve dhe më e rëndësishmja, të familjes”.
Një nga anëtarët e grupit të aktorëve ishte Jennifer Garner, e cila tha: “Të gjithë jemi këtu sonte për një arsye - për ta luftuar kancerin”.
Aktorja e “Yes Day” tha: “Disa prej nesh janë këtu sepse na mungon shumë një i dashur. Disa prej nesh po shpresojnë për përparime të reja dhe trajtim dhe kërkime. Disa prej nesh po qëndrojnë për shkencën. Unë jam këtu për t'ju kujtuar që të kontrolloheni”. Nga ana tjetër ajo zbuloi: “Çdo vit e bëj pap-testin, e bëj mamografinë, madje herë pas here bëj edhe kolonoskopi”.
Reese Witherspoon, një nga producentet ekzekutive të emisionit, hapi ngjarjen dhe bëri paraqitje të shpërndara te të gjithë. “Fatkeqësisht kanceri na prek të gjithëve. Të gjithë kemi një histori për të ndarë. Çdo ditë nga çdo cep i këtij vendi, humbasim 1,670 njerëz nga kanceri”, ka deklaruar ajo.
"Por mund ta përfundojmë këtë dhimbje duke mbështetur “Stand Up To Cancer”, dhe kur të jepni, 100 për qind e donacioneve të marra sonte shkojnë drejtpërdrejt për t’i financuar kërkimet novatore të kancerit”, ka thënë ikona e “Legally Blonde”. “
“Jemi shumë mirënjohës që më shumë se 60 platforma mediatike kanë ndarë kohë sonte për të ndihmuar në avancimin e këtij hulumtimi, kështu që bashkohuni me ne”.
Ajo vazhdoi: “Jemi të lidhur dhe të shpërndarë në të gjithë botën, por së bashku në shpirt dhe të përkushtuar për ta kthyer çdo pacient me kancer në një të mbijetuar afatgjatë”.