Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Këngëtarja Sarah Harding është diagnostikuar me kancer

Ish-anëtarja e grupit “Girls Aloud”, Sarah Harding e ka bërë të ditur lajmin se është diagnostikuar me kancer në gji.

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, këngëtarja e konfirmoi lajmin se fatkeqësisht sëmundja i është përhapur edhe në pjesë të tjera të trupit.

Duke e ndarë një fotografi të saj në spital, Harding deklaroi: “Përshëndetje të gjithëve. Shpresoj se jeni mirë dhe të sigurt gjatë kësaj periudhe të vështirë të shkaktuar nga pandemia. Ka kohë të gjatë që nuk kam postuar në Instagram, por dua t’iu falënderoj të gjithëve që më keni kontaktuar për të mësuar rreth gjendjes sime shëndetësore. Kjo do të thotë vërtetë shumë për mua, prandaj mendoj se kjo është koha e duhur për t’iu treguar se çfarë po ndodhë. Në fillim të këtij viti unë u diagnostikova me kancer të gjirit, dhe para disa javësh e morra lajmin e hidhur se kanceri më është përhapur edhe në pjesë tjera të trupit. Aktualisht jam duke bërë sesione javore të kimioterapisë dhe po e luftoj këtë sëmundje me gjithë forcën time. E kuptoj se ky lajm mund të jetë shokues për ta lexuar në rrjete sociale, dhe më besoni ky nuk është qëllimi im. Por, duke qenë se javën e kaluar ishte bërë publik online lajmi se disa persona më kanë parë duke hyrë dhe dalë nga spitali, mendova se është koha e duhur ta informoj publikun për gjendjen time. Ndërkohë shpresoj që të gjithë ju e kuptoni dhe respektoni kërkesën time për privatësi, gjatë kësaj periudhe të vështirë të jetës sime. Ju dërgoj shumë dashuri”.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Hi everyone, I hope you are all keeping safe and well during these uncertain times. I’ve not posted on here for so long, thank you to everyone who has reached out to check in on me, it really does mean a lot. I feel now is the right time to share what’s been going on. There’s no easy way to say this and actually it doesn’t even feel real writing this, but here goes. Earlier this year I was diagnosed with breast cancer and a couple of weeks ago I received the devastating news that the cancer has advanced to other parts of my body. I’m currently undergoing weekly chemotherapy sessions and I am fighting as hard as I possibly can. I understand this might be shocking to read on social media and that really isn’t my intention. But last week it was mentioned online that I had been seen in hospital, so I feel now is the time to let people know what’s going on and this is the best way I can think of to do so. My amazing mum, family and close friends are helping me through this, and I want to say a thank you to the wonderful NHS doctors and nurses who have been and continue to be heroes. I am doing my very best to keep positive and will keep you updated here with how I’m getting on. In the meantime I hope you’ll all understand and respect my request for privacy during this difficult time. Sending you all so much love….xx

A post shared by Sarah Harding (@sarahnicoleharding) on

 

38 -vjeçarja Sarah Harding ishte bërë pjesë e grupit “Girls Aloud” gjatë krijimit të tyre fillestarë në vitin 2002, dhe ka vazhduar të performoj krahas anëtarëve të tjera, Cheryl Cole, Nadine Coyle, Nicola Roberts dhe Kimberley Walsh, deri në shpërbërjen e bendit në 2013.

{gallery}

Në fillim të këtij viti, ishte bërë i ditur lajmi se grupi është duke biseduar për një ribashkim potencial në vitin 2022.

Artikuj të ngjashëm