Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Sofia Richie i veshi 3 fustane të markës “Chanel” në dasmën e saj

Ylli amerikan, Sofia Richie, i veshi tri fustane të nusërisë në dasmën e saj e cila zuri vend gjatë fundjavës.

Modelja dhe vajza e këngëtarit të njohur, Lionel Richie, e kurorëzoi lidhjen me të dashurin britanik, Elliot Grainge, në jug të Francës.

Të gjitha fustanet e Sofias për ditën më të rëndësishme të jetës së saj u realizuan nga shtëpia e famshme e modës, “Chanel”.

Por, vëmendjen më të madhe e mori fustani i ceremonisë martesore, i cili u punua tërësisht me dorë dhe përfshinte një dantellë elegante të stolisur me temina që shkëlqenin.

Ndërkaq, në ndejën e organizuar pas dasmës ajo e zgjodhi ta veshë një fustan të shkurtër dy pjesësh, i cili i përshtatej më shumë moshës së modeles 24-vjeçare

Drejt altarit, Sofia u shoqërua nga babai i saj 73-vjeçar, Lionel Richie. Ajo është vajza e vogël nga tre fëmijët e yllit të hitit “Hello”, i cili e ka edhe vajzën 41-vjeçare, Nicole Richie dhe djalin 28-vjeçar, Miles Brockman.

{gallery}

Edhe Harry Styles e Zoë Kravitz po planifikojnë dy dasma Showbiz Harry Styles e Zoë Kravitz po planifikojnë dy dasma

Sofia dhe Elliot e filluan romancën në prill të vitit 2021 dhe në të njëjtin muaj e konfirmuan lidhjen në rrjetin social Instagram. Vetëm një vit më vonë, çifti u fejua.

Elliot Grainge është themelues dhe kryeshef ekzekutiv i studios muzikore “10K Projects”. Babai i tij është Lucian Grainge, kryetar dhe kryeshef ekzekutiv i kompanisë “Universal Music Group”.

Para se çifti i njohur i showbizit të lidhej në mënyrë romantike, ata njiheshin mirë dhe ishin miq për vite të tëra. Babai i nuses, këngëtari legjendar, Lionel Richie, ishte mik dhe bashkëpunëtor i vazhdueshëm i babait të dhëndrit, Sir Lucian Grainge.