Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“Snake Eyes: G.I. Joe” një film i mbushur me skena aksion

Një trailer i ri i mbushur me skena aksion i filmit “Snake Eyes: G.I. Joe Origins” është lansuar së fundmi, ku aktori aziatik Henry Golding përfshihet në rolin protagonist të luftëtarit ninja.

34-vjeçari Golding e luan rolin e Snake Eyes, në projektin i cili e rrëfen historinë e këtij personazhi misterioz.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në trailerin e gjatë 2 minuta, kryepersonazhi shfaqet duke punuar në një treg ku shitet peshku, derisa po ashtu shquhet si kampion ndeshjeve brutale të cilat organizohen ilegalisht.

Atij i bëjnë presion që ta vrasë personazhin Storm Shadow, i luajtur në film nga aktori Andrew Koji, por ai refuzon ta bëjë këtë gjë dhe si shpërblim, Snake Eyes pranohet në klanin e ninjave të familjes Arashikage.

Në film poashtu luajnë aktorët: Úrsula Corberó, Samara Weaving, Peter Mensah, Haruka Abe, Tahehiro Hira dhe Iko Uwais.

“Snake Eyes: G.I. Joe Origins” vjen me regji të Robert Schwentkes, dhe filmi pritet të debutojë nëpër kinematë e Amerikës më 23 korrik, kurse në Britani të Madhe lansohet nga 20 gushti i këtij viti.