Sir Michael Caine nuk është duke u pensionuar nga aktrimi. Edhe pse Michael, 88-vjeçar, së fundmi ka këmbëngulur se filmi dramë-komedi “Best Sellers” do të ishte filmi i tij i fundit, përfaqësuesit e tij kanë thënë për “The Wrap” se nuk është duke u pensionuar.
Michael ka shkaktuar huti, kur pretendoi se roli i tij si shkrimtar i çuditshëm në pension, Harris Shaw, në “'Best Sellers” “ka të ngjarë” të bëhet edhe realitet, pasi ka vështirësi të ecë për shkak të një “problemi me shtyllën kurrizore”. Autori - libri më i fundit i të cilit ishin kujtimet e vitit 2018, “Blowing the Bloody Doors Off: And Other Lessons in Life” – e ka deklaruar veten “shkrimtar” tani. Duke folur për BBC Radio Michael ka thënë: “Çuditërisht, doli të ishte roli im i fundit. Sepse nuk kam punuar për dy vjet dhe kam problemi me shtyllën kurrizore, që më ndikon në këmbë. Pra, nuk mund të ec shumë mirë.
“Edhe unë kam një libër, disa libra, të cilët u botuan dhe ishin të suksesshëm. Pra, tani nuk jam aktor, jam shkrimtar, gjë që është e bukur sepse si aktor, duhet të ngrihesh në gjashtë e gjysmë të mëngjesit dhe të shkosh në studio. Si shkrimtar, mund të filloni të shkruani pa e braktisur shtratin”.
Ylli i “Dark Knight” ka shtuar: “Mendoj se do të ishte roli i fundit. Nuk ka pasur asnjë ofertë, padyshim, për dy vjet, sepse askush nuk ka bërë asnjë film që unë dua të luaj. Por gjithashtu, jam 88-vjeçar. Nuk ka skenarë ku personazhi kryesor që është 88-vjeçar”.
Ylli i “'King of Thieves” më parë i kishte anuluar planet për tërheqje sepse e do shumë aktrimin. Michael donte të tërhiqej në moshën 45-vjeçare, por nuk përfundoi duke u larguar nga biznesi i filmit, pasi ishte ende i apasionuar pas punës së tij.