Sinead O’Connor ka kërkuar falje për komentet raciste që i kishte bërë pas konvertimit të saj në fenë islame vitin e kaluar (2018).
Këngëtarja i quajti njerëzit e bardhë "të pështirë" në një deklamim në Twitter në tetor, ndërsa njoftoi se e kishte adoptuar emrin Shuhada' Davitt, dhe shtoi se nuk dëshironte të kalonte më kohë me kaukazianët.
Ajo tweetoi: "Më vjen shumë keq. Ajo që do ta them është aq raciste saqë kurrë nuk mendoja se shpirti im mund ta ndiejë atë. Por me të vërtetë kurrë më nuk dua të kaloj kohë me njerëzit e bardhë (nëse kështu quhen jomyslimanët). As për një moment, për çfarëdo arsye. Ata janë të pështirë".
Pas kthimit në Twitter të dielën, këngëtarja 52-vjeçare e hitit “Nothing Compares 2 U” u krenua për fenë e saj të re, por e pranoi edhe se kishte shkuar shumë larg me mesazhin e saj të konvertimit, duke u thënë fansave se ishte "e zemëruar dhe nuk ishte mirë" kur i bëri komentet "raciste", shkruan KOHA Ditore.
Ajo shtoi, "Ato nuk ishin të vërteta në atë kohë dhe nuk janë të vërteta tani. U nxita t’i bëja ato si rezultat i islamofobisë që u iniciua ndaj meje. Ju kërkoj ndjesë për lëndimet e shkaktuara. Ky ishte një nga shumë tweetet e mia të çmendura".
Edhe
Këngëtarja Sinead O'Connor kalon në fenë Islame

Gjatë një paraqitjeje të kohëve të fundit në The Late Late Show të Irlandës, Sinead foli hapur për konvertimin e saj në islam, duke shtuar, "Asnjëherë nuk kam menduar se do t’i bashkohem ndonjë feje tjetër. E lashë islamin deri në fund pasi kisha aq shumë paragjykime për islamin. E kam lexuar kapitullin e dytë të Kuranit dhe e kuptova që ndihem si në shtëpi, dhe se kam qenë myslimane gjatë gjithë jetës sime. Është një mënyrë e të menduarit.
"Mund të jesh mysliman pa qenë në të vërtetë mysliman pasi që ky është një mentalitet. Mysliman është dikush që beson se asgjë nuk duhet të adhurohet përveç Zotit. Në të njëjtën mënyrë e pranoja krishterimin, ka gjëra që më pëlqejnë dhe gjëra që nuk më pëlqejnë; gjëra me të cilat identifikohem dhe gjëra me të cilat nuk identifikohem".
-
Përfaqësuesit e O’Connorit i kërkojnë Trumpit të mos ia përdorë muzikën, e quajnë “satanist”
-
Sinéad O’Connor ka folur për shëndetin e saj mendor
-
Nicki Minaj e mbështet Trumpin pasi mendon se ka kaluar edhe vetë përvoja të ngjashme
-
West shpreh keqardhje për sjelljet antisemitiste: Humba kontaktin me realitetin