Pasi i bëri hije një tregtareje femër "vrasëse" të Wall Streetit si kërkim për rolin e saj “Working Girl”, Sigourney Weaver po mendon se showbizi ishte një gjë e mirë.
Aktorja e “Aliens”, 73 vjeç, ndoqi një grua të quajtur Elaine, si lloj studimi i karakterit për të luajtur personazhin e saj të pamëshirshëm Katharine Parker në 1988 “Working Girl” së bashku me Melanie Griffith.
Ajo tha për Sunday Times për përgatitjen për pjesën, e cila sheh Katharine të përpiqet të vjedhë idetë e personazhit të Melanie për një bashkim biznesi: "Unë u shoqërova me këtë grua që ishte një yll në fushën e shkrirjes dhe blerjeve, dhe ajo ishte, në kuptimin më të mirë, një vrasëse.
"Kaq e mençur. Ishte një kënaqësi të isha pranë saj. Po ju them se shkrirjet dhe blerjet në ato ditë ishin si adrenalinë e pastër”, kishte thënë Weaver duke shtuar: “Elaine ishte më e zgjuara, pa diskutim. U ktheva në showbusiness dhe mendova: 'Epo, kjo është e lehtë.'”
Showbiz-i nuk ishte gjithmonë i lehtë për aktoren edhe pse siç tha në fillim të karrierës së saj një nga miqtë e shefit të saj i tha se është më mirë që të punonte në ndonjë dyqan në vend të aktrimit, kurse ajo vazhdoi e i përshkoi rrugët e New Yorkut të mbushura me drogë në kërkim të audicioneve.
Ajo tha se i kishte kërkuar ndihmë një shoku të babait të saj Sylvester “Pat” Weaver – i cili krijoi kanalin e parë kabllor të Amerikës si dhe shfaqjet “Today” dhe “Tonight”, kur ajo po luftonte për herë të parë për t'u futur në aktrim: "Thirra një nga miqtë e tij një herë që më dha një rol si shtesë në një opera. Ai më tha: 'Bëji vetes një nderë, gjej një punë në Bloomingdale'”. Dhe kjo gjë pastaj e shtyri atë të vendos të mos e thërrasë më asnjë mik të babait të saj.
Sigourney shtoi në lidhje me përshkimin e trotuareve të Manhatanit ndërsa shkonte nga audicioni në audicion në vitet 1970: "Ishte shumë e rrezikshme dhe kishte shumë të droguar në atë kohë”.
"Do të merrja metronë për në ”Times Square” dhe pastaj do të vrapoja sa më shpejt që të mundesha për disa blloqe për të shkuar në teatro, pastaj do të bëja të njëjtën gjë gjatë kthimit”, ka përfunduar ajo.
Përgatiti: Vita Abrashi -Kajtazi