Showbiz

Sienna Miller është ndarë nga i dashuri Lucas Zwirner

Aktorja e filmit “American Sniper”, Sienna Miller, besohet se i ka dhënë fund romancës me të dashurin e saj, Lucas Zwirner, vetëm disa muaj pasi mediat botërore raportuan se çifti është fejuar.

Sipas gazetës “The New York Post”, ishte ideja e Millerit t’i jap fund lidhjes së saj me tregtarin e veprave artistike. Ndërsa arsyeja prapa këtij vendimi nuk është zbuluar ende, transmeton Koha.

Ndërkohë, para disa muajve burime të afërta të aktores kishin deklaruar që, çifti mezi po pret ta avancojnë lidhjen në një nivel tjetër dhe të bëhen zyrtarisht një familje me vajzën shtatë vjeçare të Millerit, Marlowe, të cilën aktorja e ka me ish të dashurin e saj Tom Sturridge.

“Ata janë shumë të dashuruar. Gjithashtu, vajza e saj Marlowe e ka një raport të afërt dhe shumë të mirë me Lucasin. Ata janë vërtetë të emocionuar për këtë kapitull të ri në jetën e tyre”.

Sienna Miller dhe Lucas Zwirner kishin vetëm një vit lidhje. Lajmi i fejesës së çiftit kishte filluar të qarkullojë në media pak kohë pasi në një intervistë, aktorja kishte deklaruar se do të dëshironte të ketë më shumë fëmijë.

“Po, do të më pëlqente të kem më shumë fëmijë. Po ashtu, do të më pëlqen kjo gjë për vajzën time, në mënyrë që ajo ta ketë një motër apo vëlla të vogël. Dhe po, mendoj se jam e gatshme për tu martuar,” kishte deklaruar Miller për gazetën britanike “The Sunday Times”, në shtator të vitit të kaluar.

Ndër të tjera, aktorja kishte deklaruar se lidhja e saj e dashurisë me Zwirmerin ka funksionuar mirë, kryesisht për faktin se ata punojnë në dy industri të ndryshme.