Sienna Miller besohet se është fejuar me të dashurin e saj me të cilin ka vetëm një vjet që është në lidhje romantike, Lucas Zwirner.
Aktorja britanike 38-vjeçare ka nxitur spekulime rreth një fejese të mundshme gjatë fundjavës, me t’u parë rrugëve të New Yorkut me një unazë të madhe diamanti në gisht, transmeton Koha.net.
Sipas “Us Weekly”, Miller dhe 28-vjeçari Zwirner, mezi po presin ta avancojnë lidhjen e tyre në një nivel tjetër dhe të bëhen zyrtarisht një familje, me vajzën shtatë vjeçare të Millerit, Marlowe, të cilën aktorja e ka me ish të dashurin e saj Tom Sturridge.
"Ata janë shumë të dashuruar. Gjithashtu, vajza e saj Marlowe e ka një raport të afërt dhe shumë të mirë me Lucasin. Ata janë vërtetë të emocionuar për këtë kapitull të ri në jetën e tyre,” citohet të ketë thënë një burim i afërt me aktoren.
Sienna Miller dhe Lucas Zwirner kanë vetëm një vit që janë në lidhje. Dhe lajmi i fejesës së çiftit vjen pak kohë pasi, në një intervistë aktorja kishte deklaruar se do të dëshironte të ketë më shumë fëmijë.
"Po, do të më pëlqente të kem më shumë fëmijë. Po ashtu, do të më pëlqente kjo gjë për vajzën time, në mënyrë që ajo ta ketë një motër apo vëlla të vogël. Dhe po, mendoj se jam e gatshme për tu martuar,” ka deklaruar për gazetën britanike “The Sunday Times”, në shtator të vitit të kaluar.
Ndër të tjera, aktorja ka treguar se lidhja e saj e dashurisë me Zwirmerin funksionon mirë, kryesisht për faktin se ata punojnë në dy industri të ndryshme.
{gallery}