Këngëtarja e njohur Sia ka bërë të ditur se mendoi të vetëvritej pas problemeve në lidhje me filmin e saj “Music”.
Këngëtarja 46-vjeçare - e cila vuan nga çrregullimi posttraumatik, ka zbuluar se ajo u rikthye pas polemikave rreth marrjes së Maddie Ziegler në rolin titullar të një adoleshenteje autike, në vend të dikujt neuroatipik, në debutimin e saj të vitit 2021.
Në një profil të New York Times në lidhje me shoqen e saj të ngushtë, legjendën e komedisë, Kathy Griffin, 61 vjeç, krijuesja e hitit "Unstoppable" ka thënë: "Isha në prag të të bërit vetëvrasje, u riktheva dhe shkova në rehabilitim.
"Ajo më shpëtoi jetën”, ka thënë ajo.
Krijuesja e hitit "Chandelier" fillimisht kërkoi për rol një aktore autike, por roli doli shumë stresues për të, kështu që në vend të kësaj ajo solli bashkëpunëtoren e saj më të shpeshtë në projekt.
“Kam kthyer Maddie në bord. Kam mësuar se jam e aftë”, kishte thënë ajo më parë.
“Dhe teksa unë mund të kem folur me 20 fraksione të komunitetit të autizmit, nuk fola me 20 fraksione të tjera. Unë në fakt nuk e dija se ekzistonin 20 të tjerët”.
Sia e ka mbrojtur vendimin e saj për të marrë rolin Maddie në film në shumë raste dhe më parë këmbënguli se ishte më “e kuptueshme" ta punësonte atë sesa një aktore autike.
"U përpoqa. Dukej më e kuptueshme ta kisha Maddien. Ishte vendimi im...”, ka shkruar ajo në Twitter.
"Kam përzgjedhur trembëdhjetë njerëz neuroatipikë, tre njerëz trans, dhe jo si prostituta apo narkomanë, por si mjekë, infermiere dhe këngëtarë. Fatkeqësisht, askush nuk e ka parë as filmin "Dang". Zemra ime ka qenë gjithmonë në vendin e duhur”.
Dhe Sia gjithashtu këmbënguli se thjesht nuk mund të punonte pa Maddie.
“E kuptova se nuk ishte aftësi”, ka theksuar ajo.
“Dua të them se është zotësi , por në fakt është nepotizëm, sepse nuk mund të bëj një projekt pa të. Nuk dua. Nuk do të bëja art nëse nuk do ta përfshija atë”.
Maddie - e cila ka luajtur në shumë nga videot muzikore të Sias, duke përfshirë promovimet për 'Elastic Heart' dhe 'Chandelier' - kishte frikë se njerëzit do të mendonin se ajo po "tallej" me njerëzit autikë.
"Unë thashë me guxim, 'Nuk do ta lejoj të ndodhë'”, ka këmbëngulur Sia.
Megjithatë, ajo e kishte kuptuar se nuk mund ta "mbronte" atë nga kritikat.
“Javën e kaluar, kuptova se nuk mund ta mbroja më të vërtetë nga kjo, gjë që mendova se munda. Ne e dërguam atë në Institutin e Mendjes së Fëmijëve dhe ajo mori 100 për qind saktësi të performancës. E kuptoj se ka disa gjëra nga të cilat nuk mund ta mbroj sado që të përpiqem”, ka shtuar Sia.