Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Sia i kërkon falje komunitetit autik për klipin e saj kontrovers

Këngëtarja australiane Sia ka kërkuar falje për rolin e një vajze autik në klipin e këngës së saj të re.

Sia po ashtu ka kërkuar falje për skenën e përshkrimit të kufizimeve tek njerëzit autik shkruan BBC.

Pamjet e videoklipit të saj kanë shkaktuar debate kontroverse të mërkurën pasi kënga ishte nominuar për dy çmime në "Golden Globes".

Kënga është kritikuar për luajtjen e valltares Maddie Ziegler në një rol akustik dhe po ashtu për skenat e kufizimeve të këtyre njerëzve.

Sipas Sias, ishte paraparë që në fillim të klipit të këngës do të vendosej një paralajmërim për këtë gjë.

Edhe Sia zbulon diagnozën e autizmit Showbiz Sia zbulon diagnozën e autizmit

Ajo po ashtu ka thënë se do të largohen të gjitha skenat e tilla nga klipi.

“Kam vendosur të largoj të gjitha pamjet e tilla. Kam dëgjuar njerëzit e gabuar dhe kjo është përgjegjësi e imja”, ka shkruar ajo në Twitter pak para se të fshinte llogarinë e saj e cila kishte rreth 6 milion ndjekës.