Legjenda e Sesame Street, Caroll Spinney, ka vdekur në moshën 85-vjeçare.
Aktori i kukullave, i cili ishte zëri i Big Bird (Zogut të Madh) dhe Oscar the Grouch në shfaqjen e fëmijëve për pesë dekada, ka vdekur të dielën në shtëpinë e tij në Connecticut.
"Caroll ishte një gjeni artistik, pikëpamja dashamirëse e të cilit ndaj botës ndihmoi në formësimin dhe definimin e Sesame Street nga ditët e hershme në vitin 1969 përmes pesë dekadave, dhe trashëgimia e tij këtu në Sesame Workshop dhe në fondacionin kulturor do të jetë e pafund", thuhet në një deklaratë nga drejtuesit e Sesame Street.

"Talenti i tij i jashtëzakonshëm dhe zemra e madhe ishin të përshtatshme që ai ta luante zogun e mahnitshëm të verdhë, i cili u solli gëzim gjeneratave të fëmijëve dhe fansave të shumtë të të gjitha moshave në të gjithë botën, ndërsa gërnjari i tij grindavec por i dashur na dha të gjithëve mundësinë që të jemi nevrikë herë pas here."
Spinney u detyrua ta braktiste Sesame Street në vitin 2015 për shkak të problemeve shëndetësore kronike, por ai vazhdoi t’ua huazojë zërat karaktereve Big Bird dhe Oscar the Grouch, shkruan KOHA Ditore.
"Kontributet e Caroll Spinney në Sesame Street janë të panumërta. Ai jo vetëm që na dha Big Bird dhe Oscar Grouch, ai dha aq shumë edhe nga vetvetja", tha bashkëthemeluesja e Sesame Street, Joan Ganz Cooney në një deklaratë."