Gilbert Gottfried, komedian dhe ylli i “Aladdinit” e pronari i një prej zërave ikonik në Hollywood, ka vdekur pas një sëmundjeje të gjatë, ka njoftuar familja e tij të martën. Ai ishte 67 vjeç., raportoi Variety të martën.
“Jemi zemërthyer të njoftojmë vdekjen e të dashurit tonë Gilbert Gotfried pas një sëmundje të gjatë. Krahas të qenit një prej zërave më të veçantë në komedi, Gilbert ishte edhe bashkëshort i mrekullueshëm, vëlla, shok dhe baba i dy fëmijëve. Edhe pse sot është një ditë e pikëlluese për të gjithë ne, ju lutemi vazhdoni të qeshni sa më shumë të jetë e mundur në nderim të Gilbertit”, shkroi familja.
Gottfried ishte i njohur për humorin e gjallë dhe zërin e mprehtë, që e ndihmuan t’i jepte jetë një numri personazhesh të animuar, si në filmin “Aladdin”, “Cyberchase”, “Teenage Mutant Ninja Turtles”, “SpongeBob Squarepants”, e të tjerë.
Shumë yje të tjerë në Hollywood, përfshirë komedianët Jason Alexander, Dane Cook dhe të tjerë, nderuar Gottfriedin. “Gilbert Gottfried nuk ishte kurrë joqesharak”, shkroi Cook.