Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Shuhet autorja e muzikës së “Friends”

Lajmi për vdekjen e Allee Willis u postua në Instagram nga partnerja e saj shumëvjeçare, Prudence Fenton.

Willis ndërroi jetë nga sulmi në zemër në shtëpinë e saj në Los Angeles në moshën 72-vjeçare. Allee Willis ishte e nominuar me Emmy për këngën e saj 'I’ll be there for you', të cilën të gjithë e njohim nga seriali humoristik 'Friends', ndërsa e fitoi Grammyn për muzikën në filmat ‘Beverly Hills’ Cop dhe ‘The Color Purple’, shkruan KOHA Ditore.

Ajo, gjithashtu, mori pjesë edhe në krijimin e hit këngëve 'September' dhe 'Boogie Wonderland' nga bendi “Earth, Wind & Fire”. U pranua në Shtëpinë e kompozitorëve të famshëm në vitin 2018.

Artikuj të ngjashëm