Rep-artistët shqiptarë, Mozzik dhe Geasy, kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të fundit.
“Shtrejt” quhet kënga të cilën dyshja e lansuan në mesnatën e së premtes.
Kënga prej 2:42 minutave, ka arritur që për brenda 10 orë të shikohet rreth 500 mijë herë në kanalin “Youtube”.
“Shtrejt” është shkruar nga të dy artistët, ndërsa muzika është realizuar nga “BigDeal Records”.
Ky është bashkëpunimi i parë i realizuar midis Mozzikut dhe Geasyt në industrinë muzikore.
Artikuj të ngjashëm