Shtëpia e Bardhë e ka ftuar reperen e njohur Nicki Minaj për të diskutuar me njërin nga mjekët e administratës së presidentit Joe Biden, për t’ia sqaruar pyetjet që ajo i ka lidhur me vaksinën kundër COVID-19, pas shkrimit të saj në Twitter ku pretendoi se vaksina shkakton impotencë.
Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se u ka bërë ftesa të tilla edhe të tjerëve që ishin të shqetësuar për sigurinë e vaksinës, në kuadër të një fushate të marrëdhënieve me publikun për t’i mposhtur dezinformatat e shfrenuara në lidhje me sigurinë dhe efikasitetin e kurave.
Gjatë gjithë vitit, Shtëpia e Bardhë është përpjekur që ta kundërshtojë rezistencën për të mos u vaksinuar. Administrata ka pretenduar se janë pikërisht informatat e rreme apo mashtruese në lidhje me sigurinë dhe efikasitetin e vaksinave ato që i kanë dhënë shtysë hezitimit.
Në anën tjetër, zyrtarët në Trinidad, prej nga edhe e ka prejardhjen Minaj, “humbën shumë kohë” duke u përpjekur t’i konfirmojnë komentet e reperes në lidhje me efektet anësore të vaksinës kundër COVID-19.
Reperja kishte postuar një dezinformatë në lidhje me efektet anësore të vaksinës së koronavirusit, duke shkruar se kur shoku i kushëririt të saj e kishte marrë vaksinën atij i ishin ënjtur testikujt dhe ishte bërë impotent. Ajo ka pretenduar se kjo ka ndodhur në Trinidad. Ministri i Shëndetësisë, Terrence Deyalsingh, ka thënë se zyrtarët “i marrin seriozisht të gjitha pretendimet”.
Edhe
Nicki Minaj dorë për dore me Trumpin
“Aktualisht, nuk ka absolutisht asnjë efekt anësor të raportuar ose diçka negative si ënjtja e testikujve në Trinidad dhe askund tjetër në botë”, ka thënë ai në një konferencë shtypi të mërkurën. Minaj i bëri këto pretendime në Twitter gjatë fillimit të kësaj jave.
Shumë njerëz kanë theksuar se efektet anësore të përshkruara nga Minaj mund të jenë ato të sëmundjes seksualisht të transmetueshme, klamidia, dhe postimi i saj është ripostuar 90,000 herë. Kjo gjë u diskutua madje edhe në një konferencë shtypi me kryeministrin britanik, Boris Johnson.
Situata është përshkallëzuar kur Minaj dhe organet gjenitale të fryra iu përmendën shefit kryesor mjekësor të Anglisë, profesorit Chris Whitty.
Profesori ka thënë se Minajit “duhet t’i vijë turp”, kur u pyet për njerëzit që përhapin dezinformata në internet dhe nëse koronavirusi mund të ketë ndikuar që të enjten testikujt këtij personi.
Edhe
Nicki Minaj vlerëson lart Trumpin
“Ka një numër të madh mitesh që qarkullojnë përreth”, ka thënë ai. “Disa prej të cilave janë thjesht qesharake dhe disa prej tyre janë krijuar qartë për t’i frikësuar njerëzit. Kjo është një prej tyre. Dhe, nuk është e vërtetë”.
Kryeministri Johnson ka theksuar se do të parapëlqente që të merrte informata për koronavirusin nga mjekja Nikki Kanani, drejtoreshë mjekësore e kujdesit parësor në NHS, sesa nga Nicki Minaj.