Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“Shtatzënia misterioze e modeles së njohur”, Neymari i kërkon testin e ADN-së

Ylli i Brazilit, Neymar, thuhet se ka kërkuar një test të ADN-së pas pretendimeve se është babai i një fëmije me modelen braziliane, Amanda Kimberlly.

Sipas DailyMail, modelja Kimberlly është shtatzënë në muajin e katërt, e Neymari u tha se e ka pritur me gëzim lajmin, por do që ta vërtetojë. Neymar ishte ndarë nga e dashura Bruna Biancardi në nëntor pasi vajza e tyre Mavie lindi në tetor.

Image

Që atëherë, Kimberlly - e cila thuhet se do të lindë një vajzë, është lidhur me disa të famshëm dhe aktualisht punon për organizatën e ndihmës Project Gaia.

“Neymar do të bëhet baba për herë të tretë. Nëna është një modele braziliane, e cila është tre muajsh shtatzënë. Ajo mbeti shtatzënë ndërsa ata po kishin një lidhje, përfshirë edhe kur futbollisti po shërohej nga një dëmtim në gju...Ka shqetësim për shëndetin e nënës së foshnjës, e cila kohët e fundit iu desh t'i nënshtrohej disa trajtimeve. Shtatzënia ishte një surprizë, por ata kishin një romancë”, thuhet në raportimet e mediave braziliane.