Disenjatorja shqiptare Lena Berisha, ka bërë shumë veshje me shkëlqim metalik për personalitete të famshme botërore.
Fustani i fundit me shkëlqim metalik që figuron në faqen e Instagramit të disenjatores, është ai i njërës prej motrave Kardashian, yllit televiziv Khole Kardashian.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Lena ka veshur edhe yllin e mirënjohur botëror, Beyonce, me një fustan të shkurtër me gurë e shkëlqim, të cilin këngëtarja e veshi për të reklamuar stolitë e brendit të famshëm “Tiffany & Co”.
Përveç Beyonces e Khloet, Lena veshi edhe të famshme të tjera si Cardi B, e cila veshi një fustan me një pjesë të lartë ngjyrë ari metalike, pjesa e poshtme e të cilit ishte e bardhë. Cardi këtë fustan e kishte veshur për ditëlindje.
Edhe një tjetër fustan me shkëlqim metalik nga Lena e kishte veshur Georgina Rodrigues, gruaja e njërit prej futbollistëve më të famshëm në botë, Christiano Ronaldo. Georgina këtë fustan e kishte veshur në ceremoninë JoyAwards.