Fotosesioni i fundit i brendit të veshjeve “Zara” për koleksionin e fundit “Barbie” realizohet nga një shqiptar
Brendi i famshëm i veshjeve “Zara” ka bërë së fundmi një koleksion së bashku me produksionin e filmit më të ri nga Greta Gerwig, “Barbie”. Për këtë koleksion janë bërë disa fotosesione nga Nadia Lee Cohen të cilat u rregulluan për finalizim nga shqiptari Kushtrim Kunushevci.
Punën Kunushevci e shfaqi në rrjetin social “Facebook”.
Kunushevci ka bashkëpunuar më herët edhe për revista prestigjioze të modës si Vogue, GQ, Bazzaar, PlayBoy, TheHollywoodReporter dhe revista të tjera.
Filmi “Barbie” po bën xhiron rreth botës duke u shfaqur premiere. Ekipit të marketingut të filmit “Barbie” i kanë duartrokitur shumë ekspertë të këtyre çështjeve duke shkruar në mënyrë pozitive për ekipin. E kjo mbërriti edhe në Kosovë përmes Kunushevcit që bëri fotot e “Zarës”nga Nadia të admirohen edhe nga Kosovarët.
Përgatiti: Vita Abrashi –Kajtazi
-
Kunushevci: Suksesi është udhëtim, jo destinacion
-
Shqiptari që vuri në pah “depresionin e Rihannas”
-
Ryan Gosling organizon surprizë tipike të stilit të Kenit për regjisoren e “Barbie”
-
Dua Lipa publikon fotografi të reja nga prapaskenat e “Barbiet”, ku aktroi vetëm 30 sekonda
-
Reagimet e para për filmin “Barbie”