Triko e gjelbër e frontmenit të bendit, Nirvana Kurt Cobain, të cilin e kishte veshur në koncertin MTV Unplugged në vitin 1993 dhe që nuk është larë kurrë, është shitur të shtunën në ankand në New York për 334.000 dollarë.
Shitësi, Garrett Kletjian, e kishte blerë katër vjet më parë për 137.500 dollarë, shkruan KOHA Ditore. Triko paksa e vjetëruar e brendit Manhattan, e cila në ndërkohë është zhdukur nga tregu, nuk është larë kurrë dhe përmban njolla dhe shenja cigaresh.
Së bashku me trikon vjen edhe letra për origjinën e artikullit, të cilën e ka shkruar Jackie Farry, mikeshë e Courtney Love, e cila e mori trikon pikërisht nga e veja e Kurtit pas vdekjes së tij.
Kurt Cobain ndërroi jetë në 5 prill 1994 dhe nuk e priti dot publikimin e albumit Unplugged, i cili ishte një sukses i madh.
-
Trikoja e Kurt Cobainit shitet në ankand për 334,000 dollarë
-
Fansat dëshpërohen me çmimet e bluzave Nirvana që po shiten nga YSL
-
Artikuj të ikonave të muzikës janë shituar për 5 milionë dollarë
-
Hidhen në ankand flokët e Kurt Cobain, të prera në vitin 1989
-
Kitara e Kurt Cobain shitet për 6 milionë dollarë