Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Shia LaBeouf ndryshon pamjen për rolin e babait të tij

Aktori Shia LaBeouf ka ndryshuar pamjen për rolin e babait të tij në filmin biografik “Honey Boy”.

31-vjeçari është bërë kopje e babait Jeffrey, të cilin do ta portretizojë në filmin, skenarin e të cilit e ka realizuar vetë ai.

Në këtë film LaBeouf do të përshkruajë jetën e tij si një aktor i ri dhe marrëdhënien me babanë e tij Jeffrey.

Honey Boy nofkë që Jeffrey e përdorte për Shian – flet për dhjetë vjetët e jetës së babait me djalin e tij.

{gallery}