Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Shefi i Warner Bros, Kevin Tsujihara, jep dorëheqje pas skandalit

Shefi i Warner Bros Kevin Tsujihara, një nga drejtuesit më të lartë hollivudianë që do të largohet për shkak të akuzave për sjellje të pahijshme seksuale, dha dorëheqje nga studio të hënën pas pohimeve që ai i premtoi role një aktoreje me të cilën ai kishte aferë.

Shefi ekzekutiv i WarnerMedia, John Stankey, e njoftoi largimin e Tsujihara si kryesues dhe shef ekzekutiv i Warner Bros, duke thënë se largimi i tij ishte në "interesin më të mirë" të studios.

"Kevin ka kontribuar shumë në suksesin e studios gjatë 25 viteve të fundit dhe për këtë ne e falënderojmë atë," tha Stankey. "Kevin e pranon se gabimet e tij nuk janë në përputhje me pritjet e lidershipit të kompanisë dhe se ato mund të ndikojnë në aftësinë e kompanisë për të ecur përpara".

Në fillim të këtij muaji, WarnerMedia e filloi një hetim pasi që një artikull i 6 marsit të Hollywood Reporter i detajoi SMS-të në mes të Tsujihara dhe aktores britanike Charlotte Kirk, të cilat ishin shkëmbyer qysh në vitin 2013. Mesazhet sugjeruan se ekzistonte një marrëdhënie seksuale (nga interesi) midis aktores aspiruese dhe kreut të studios në të cilën ai bëri premtime se do ta njoftonte atë me drejtuesit ekzekutivë me ndikim dhe do të merrej parasysh për rolet në filma dhe televizion, shkruan KOHA Ditore.

Në një memorandum për stafin e Warner Bros të hënën, Tsujihara tha se po largohej "pas një vetë-reflektimi të gjatë dhe diskutimeve me John Stankey gjatë javës së kaluar".