Shawn Mendes dhe Camilla Cabello, e kanë publikuar një videoprojekti të ri së bashku. Kënga është ‘cover’ i hitit klasik të festave të fundvitit, “The Christmas Song.”
Ky projekt po ashtu është pjesë e albumit special të Mendesit me titull, “Wonder (Holiday Deluxe)”, i cili u lansua të hënën më 7 dhjetor tri ditw pas lansimit të albumit të fundit të këngëtarit.
I xhiruar me telefon mobil, videoklipi i këngës së re për protagonist i ka dy këngëtarët dhe qenin e tyre të quajtur, Trazan, si dhe e sjell atmosferën shtëpiake të çiftit në prag të Krishtlindjeve.
Krahas bashkëpunimit me Cabellon, Mendes në albumin befasues e përfshinë edhe një ‘cover’ të hitit klasik të Frankie Vallit, “Can’t Take My Eyes Off You”.
Ndërkaq albumi “Wonder” i publikuar në fillim të muajit dhjetor, është albumi i katërt i incizuar në studio i Mendesit, dhe vjen pas incizimit të vitit 2018. Ky incizim po ashtu është shoqëruar nga një dokumentar i ri i Netflixit, “In Wionder”, i punuar me regji të Grant Singerit dhe i cili sjellë pamje nga prapaskenat e koncerteve të Mendesit, dhe intervista intime dhe personale të këngëtarit.
-
Kënga e re e Shawn Mendesit e frymëzuar nga ndarja e tij me Camila Cabellon
-
Lansohet me sukses bashkëpunimi i ri i Camila Cabellos dhe Ed Sheeranit
-
Ndahen Camila Cabello e Shawn Mendes
-
Camila Cabello dhe Shawn Mendes me projekt për promovimin e shëndetit mendor
-
Camila Cabello paralajmëron këngë të reja së shpejti