Aktori i serisë “Beverly Hills, 90210”, Jason Priestley, thotë se kolegia e tij nga shou i njohur televiziv, Shannen Doherty, gjithmonë ka qenë luftëtare në betejën e saj me kancerin.
Doherty është në fazën e katërt të sëmundjes vdekjeprurëse, dhe gjatë kësaj periudhe të vështirë të jetës është përkrahur jashtëzakonisht shumë nga miku i saj Priestley, transmeton Koha.
“E kam kontaktuar atë disa herë gjatë këtyre muajve, vetëm për ta parë si është dhe për ta përshëndetur. Shannen është një grua e fuqishme dhe një luftëtare në shpirt. Ajo e ka luftuar me shumë guxim këtë sëmundje ndër vite, dhe e di se do të vazhdojë ta bëjë këtë sa të ketë fuqi”, citohet të ketë thënë Priestley.
Tutje, aktori e pranoi se është mërzitur shumë për diagnozën e re të mikes së tij.
48-vjeçarja Doherty e bëri publike diagnozën e fundit me kancer në fillim të kësaj jave, kur pohoi se ende po e ka vështirë ta pranojë këtë lajm.
Edhe“Brenda disa ditësh do të bëhet i ditur lajmi rreth diagnozës sime. Unë jam në fazën e katërt të kancerit. Pra, sëmundja më është rikthyer. Prandaj kam vendosur ta bëjë këtë deklaratë, sepse ende nuk po mundem ta procesoj lajmin. Në shumë mënyra, është një lajm i vështirë për ta përballuar. Definitivisht ka ditë kur pyes Zotin, pse unë? Dhe pastaj them, pse jo? Kush tjetër do ta meritonte këtë gjë? Askush. Por më duhet ta pranoj se brenga ime më e madhe pas një diagnoze të këtillë është, si do t’ia kumtoj lajmin nënës dhe bashkëshortit tim”, ka deklaruar aktorja.
Jason Priestley dhe Shannen Doherty, e kanë vazhduar shoqërinë edhe pas përfundimit të serisë hit të viteve ’90, “Beverly Hills, 90210”, ku e luanin rolin e motrës dhe vëllait, Brenda dhe Brendon.