Pop ylli kolumbian, Shakira, ka zgjedhur të shkojë në gjykatë në vend se ta pranojë marrëveshjen e ofruar nga prokurorët spanjoll, për ta zgjidhur rastin ku ajo akuzohet për mashtrim tatimor në vlerë prej 14.5 milionë eurosh. Kështu bënë të ditur zëdhënësit e saj.
Këngëtarja 45-vjeçare beson në pafajësinë e saj andaj ka zgjedhur ta lërë këtë çështje në duart e drejtësisë, raportoi të enjten agjencia e lajmeve “AP”.
Në vitin 2018, prokurorët spanjoll e paditën Shakiran për mos pagim të taksave shtetërore në vlerë prej 14.5 milionë dollarësh, nga viti 2012 deri më 2014. Tani, në rast se shpallet fajtore për evazion fiskal, ajo përballet me gjobë dhe dënim me burg.
Hollësitë rreth marrëveshjes së ofruar nga prokurorët nuk janë zbuluar për publikun e gjerë, dhe ende nuk është caktuar data për seancën gjyqësore.
Ekipi i Shakiras për marrëdhënie me publikun bëri të ditur se ajo ka depozituar shumën që thuhet se i detyrohet shtetit në Agjencinë Spanjolle të Taksave dhe nuk ka borxhe tatimore në pritje.
Edhe
Rekomandohet mbyllja e hetimit për një rast tjetër të mashtrimit tatimor nga Shakira
Rasti gjyqësor kundër këngëtares së famshme varet nga vendi ku ajo ka jetuar gjatë viteve 2012-2014. Prokurorët pretendojnë se ishte kryesisht në Spanjë edhe pse rezidenca zyrtare e Shakira ishte në Bahamas.
Shakira, emri i vërtetë i së cilës është, Shakira Isabel Mebarak Ripoll, i ka dy fëmijë me yllin e futbollit nga Barcelona, Gerard Pique. Çifti jetonte së bashku në Spanjë, por së fundmi ata i dhanë fund lidhjes së tyre 11-vjeçare.