Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Shakira zbulon se si e mori vesh që Pique po e tradhtonte

Shakira ka folur publikisht rreth ndarjes nga ish-futbollisti Gerard Pique, dhe si e kishte mësuar se e kishte tradhtuar ai.

Ndodhi shpejt pasi babai i saj ishte hospitalizuar.

“Ai ishte lënduar rëndë. Gjithçka ndodhi përnjëherë. Shtëpia ime po rrënohej. Po mësoja nga mediat se isha tradhtuar ndërkohë që babai im ishte në spital”, ka thënë ajo në “People on Espanol”.

Periudha pas lajmeve për tradhtinë e Piques nuk ishte e lehtë për këngëtaren. Ajo ka thënë se mendonte se “nuk do të mbijetoja” atë kohë.

Ndërsa, ka folur për babanë e saj, Shakira ka treguar se ka dashur gjithmonë të jetë si ai dhe në një lidhje që kanë prindërit e saj.

“Ai e ka kaluar COVID-in një herë, dy aksidente, pneumoni dhe pesë operime – të gjitha në moshën 91-vjeçare, në më pak se gjashtë muaj. Babai im është shembulli më i mirë i fuqisë, dhe nëna ime ka qenë krah tij ditë e natë. Ata të dy kanë qenë reflektim i asaj ëndrre që nuk u bë realitet për mua”, ka thënë ajo.