Ylli kolumbian i muzikës, Shakira, e ka publikuar videoprojektin e ri muzikor me titull, “Monotonía”, i cili menjëherë ka zgjuar spekulime në publik, se është një mënyrë tjetër e këngëtares për ta shprehur zemërthyerjen si pasojë e ndarjes nga ish-partneri, Gerard Piqué.
Mes shumë dramave që po e rrethojnë marrëdhënien e tyre dhe pas akuzave për pabesinë e Piqué, Shakira nuk ka folur shumë rreth asaj se çfarë ka ndodhur vërtetë mes ish-çiftit. Por tani, duket se ajo po e përdor muzikën e saj për t’i përpunuar të gjitha emocionet dhe dhimbjet, pasi videoklipi dhe teksti i këngës së re duket se aludon për ndarjen e tyre.
“Monotonía” vjen në bashkëpunim me këngëtarin nga Puerto Rico, Ozuna, dhe i numëron më shumë se 50 milionë klikime në YouTube.
Por, historia e videoklipit të këngës që flet për një ndarje të tmerrshme është edhe më e dukshme, pasi e sjell një Shakira emocionale, me një vrimë të madhe në gjoks, duke e ndjekur zemrën e saj nëpër rrugët e qytetit, teksa shkelet dhe shpërfillet nga njerëzit përreth. Në fund të videoklipit ajo e mbyll zemrën në një kasafortë për ta mbrojtur atë, por e mban çelësin në dorë, duke lënë të kuptohet se mund të dëshirojë ta hapë atë sërish një ditë.
“Monotonía” vjen pak kohë pasi këngëtarja kolumbiane e lansoi një tjetër projekt muzikor, “Te Felicito”, me artistin Rauë Alejandro. Shumë adhurues menduar se kjo këngë po ashtu ishte një përgjigje e drejtpërdrejt ndaj gjendjes së saj aktuale emocionale.
Edhe
Shakira shfaqet me vrimë në gjoks pak muaj pas ndarjes nga Pique
Në një intervistë të fundit për revistën “ELLE “, Shakira zbuloi se, për të, krijimi i muzikës është sikur “të bëjë seanca te psikologu, por vetëm që i kushton më pak”.
“Thjeshtë më ndihmon t’i procesoj emocionet dhe t’i kuptojë ato. Po ashtu, muzika më ndihmon të shërohem. Mendoj se është ilaçi më i mirë dhe së bashku me dashurinë e fëmijëve dhe familjes sime, muzika dhe shkruarja e teksteve më shërbejnë si mjet që më ndihmojnë për t’i mbijetuar kushteve të jashtëzakonshme”.
Këngëtarja 45-vjeçare në këngën e cila vjen në gjuhën spanjolle dëgjohet duke thënë: “E kam thyer veten në copa vetëm për të të bërë ty të plotë, jam paralajmëruar për këtë por nuk ua vura veshin të tjerëve, mos më thuaj se të vjen keq, sepse të njoh mirë dhe e di që po gënjen”.
E pyetur për këto vargje Shakira tha: “Thjeshtë mund të them se me vetëdije ose nën-ndërgjegjeshëm, gjithçka që ndjej apo e përjetoj, pasqyrohet në tekstet që i shkruaj dhe në videot e mia muzikore. Kur historia përshtatet, përshtatet. Siç thashë më parë, muzika ime është kanali që më ndihmon t’i shprehi ndjenjat”.
Ylli i hitit “Hips Don’t Lie”, u nda nga futbollisti spanjoll në qershor të këtij viti. Por, thuhet se këngëtarja është shumë e zemëruar që, Piqué, e shkeli një marrëveshje mes tyre, për t’i mbajtur lidhjet e reja larg syrit të publikut për një vit. Ai nuk ka humbur fare kohë për t’ia prezantuar botës të dashurën e re, një studente 23-vjeçare e quajtur Clara Chia Marti, e cila po ashtu punon për të.
Madje, sipas mediave spanjolle, Gerardi e ka tradhtuar Shakiran me të dashurën e tij aktuale.
Ish-çifti i njohur i showbizit i ka dy fëmijë së bashku, Sasha dhe Milan. Ata e filluan lidhjen në vitin 2011, një vit pasi u takuan në sheshin e xhirimeve të videoklipit të hitit të Shakiras, “Waka Waka”.
Edhe
Përmes muzikës, Shakira shprehet rreth raportit me Gerard Piquén