Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Shakira shfaqet me vrimë në gjoks pak muaj pas ndarjes nga Pique

Muaj pasi Shakira dhe partneri i saj për një kohë të gjatë, Gerard Piqué njoftuan se po i jepnin fund lidhjes së tyre, këngëtarja po këndon për një zemër të thyer.

Të enjten, këngëtarja e "Hips Don't Lie" publikoi bashkëpunimin e saj me yllin portorikan, Ozuna të titulluar "Monotonía". Ajo gjithashtu publikoi një video muzikore shoqëruese ku zemra i është shkëputur nga gjoksi sipas tekstit të këngës, shkruajti People.com.

Në videon muzikore, të drejtuar nga Jaume de la Iguana dhe Shakira, këngëtarja 45-vjeçare duket dukshëm e mërzitur në mes të një dyqani ushqimor përpara se dikush ta godasë në gjoks.

Më vonë, me një vrimë gjigante në gjoks, këngëtarja kolumbiane ngrihet dhe rrëmben zemrën e saj të përgjakur nga toka.

Më pas ajo është parë duke ecur nëpër një qytet gjatë natës me vrimën në gjoks, duke u përplasur me burrat rreth saj përpara se ta lëshojë zemrën dhe ta shkelë atë.

Edhe Shakira vazhdon ta shfaq zemërthyerjen në këngët e saj Showbiz Shakira vazhdon ta shfaq zemërthyerjen në këngët e saj

Siç shihet në videoklip, ajo më pas hyn në një ndërtesë ku Ozuna, 30 vjeç, e pret me një kuti dhe ajo vendos zemrën e saj brenda kutisë.

Në fund, ajo largohet me një buzëqeshje - duke demonstruar një ndjenjë force dhe elasticiteti pas dhimbjes që duroi.

Kënga e re vjen katër muaj pasi Shakira dhe Piqué – me të cilin ajo ka dy djem, Milanin, 9 vjeç dhe Sasha, 7 vjeç u ndanë.

“Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi”, tha çifti në një deklaratë të përbashkët në qershor.

“Kërkojmë privatësi në këtë moment për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë maksimal. Faleminderit paraprakisht për mirëkuptimin dhe respektin”, thuhej më tej në deklaratë.

Edhe Shakira s'po mendon për romancë të re Showbiz Shakira s'po mendon për romancë të re

Muajin e kaluar, Shakira foli për ndarjen për herë të parë gjatë një interviste me ELLE.

Duke vënë në dukje se “është e vështirë të flasësh për këtë, këngëtarja shpjegoi se prania e vazhdueshme e paparacëve jashtë shtëpisë së saj dhe titujt e ndryshëm, e kanë bërë një situatë të vështirë në sytë e publikut shumë më të vështirë.

Image