Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Shailene Woodley në "After Exile"

Aktorët e famshëm Robert De Niro dhe Shia LaBeouf e kanë marrë përforcimin më të ri të aktrimit me Shailene Woodley, e cila do të luajë me ta në dramën e pavarur kriminalistike “After Exile”.

LaBeouf do ta luajë rolin e ish të burgosurit Mike Delaney, i cili lirohet nga burgu për vrasjen e një njeriu të pafajshëm gjatë një grabitje të dhunshme. Tani ai duhet ta takojë babanë e tij Ted (De Niro), gjithashtu një ish i burgosur, për të provuar së bashku që ta parandalojnë vëllanë e tij të vogël nga droga dhe krimi. Ted gjithashtu nuk ka pasur jetë të lehtë, dhe ende ndjen shumë faj për djemtë e tij dhe është një alkoolist.

Image

Woodley do ta luajë personazhin Dana, një vajzë e cila është rritur me Mike dhe së fundmi ka dalë nga një lidhje e keqe, kështu që tani përpiqet ta rindërtojë marrëdhënien e saj me të, shkruan KOHA Ditore. Regjinë e bën Joshua Michael Stern (Jobs, Graves) ndërsa skenarin e ka shkruar Anthony Thorne dhe Michael Tovo. Xhirimet do të duhej të fillojnë në nëntor në Philadelphia, ndërsa filmin e presim në kinema vitin e ardhshëm.

Woodley kohët e fundit u nominua për Emmy për rolin e saj si Jane Chapman në serialin e popullarizuar të HBO, “Big Little Lies”. Vitin e kaluar atë kemi mundur ta shohim në filmin “Adrift”, ndërsa muajin e ardhshëm në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto do të shfaqet premiera e dramës së saj të re “Endings, Beginnings”, me regji të Drake Doremus, ku luan së bashku me Jamie Dornan dhe Sebastian Stan.