Sezoni i tretë potencial i serisë “Mindhunter” është vendosur në pritje të pacaktuar, ndërsa anëtarët e kastit - Jonathan Groff, Holt McCallany dhe Anna Torv - nuk janë kontraktuar më nga Netflixi.
Ishte supozuar që do të ndodhte kjo duke pasur parasysh orarin e mbingarkuar të David Fincher, producentit ekzekutiv të serialit. Megjithatë, seriali nuk është anuluar por vetëm është lënë mënjanë tani për tani.
"Davidi është duke u përqendruar në regjinë e filmit të tij të parë për Netflix dhe produksionin e sezonit të dytë të serialit Love, Death and Robots", tha një zëdhënës i Netflixit në një deklaratë për shtyp. "Ai mund të kthehet në serialin “Mindhunter” dikur në të ardhmen, por ndërkohë nuk do të ishte e drejtë që aktorët të mos e kishin lirinë të kërkojnë punë të reja, derisa ai punon në projekte të reja".

Trileri psikologjik i Fincherit përqendrohet në dy agjentë të FBI-së (Groff dhe McCallany) dhe psikologen (Torv), të cilët së bashku e krijojnë njësinë e shkencës biheviorale në FBI, shkruan KOHA Ditore. Kjo treshe punon së bashku për t’i intervistuar vrasësit serik për ta kuptuar më mirë motivimin e tyre dhe kështu për të ndihmuar në rastet e ardhshme.
-
Seriali i “Stranger Things” bëhet me sezonin e katërt
-
Mbërrijnë pamjet e para të sezonit të dytë të "Mindhunter"
-
Sezoni final i “Squid Game” thyen rekordin e shikueshmërisë në Netflix
-
Grevës së aktorëve po i vjen fundi, por jo edhe problemeve të Hollywoodit
-
Afër marrëveshja për ndërprerje të grevës në Hollywood