Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Seria kritike e politikës amerikane

Seria “The Boys” është rikthyer me sezonin e dytë që vjen si kritikë ndaj politikës amerikane, por në mënyrë siç dinë vetëm superheronjtë.

I bazuar në librin komik të Garth Ennis, seria ka në vëmendjen e një grup civilësh që tentojnë të rrëzojnë “The Seven”, grup superheronjsh që kanë ndikim të madh te njerëzit.

Këtë sezon, superheronjtë kërcënohen nga brenda me ardhjen e një anëtareje të re, Aya Cash, që ka rolin e një superheroi të varur nga mediat sociale dhe me pikëpamje supremacist.

Karl Urba, që luan rolin e liderit të “The Boys”, ka thënë se problemet amerikane do të shtjellohen në sezonin e dytë.

Përveç politikës, seria “The Boys” në sezonin e dytë shtjellon edhe problemet si: përqeshjen e gjendjes fizike, radikalizimin, imigrimin dhe kultet.