Teksa shihni serinë e re të Amazonit me dramën komike të superheronjve “The Boys”, ju jeni të shtrënguar të reflektoni se çfarë i bie të jesh hero dhe çfarë kuptimi ka në ditët tona.
Në “The Boys”, i cili është adaptim i serisë së librave me po të njëjtin emër, heronjtë me superfuqi janë larg të qenit shembuj ndritës të fisnikërisë dhe kurajës. Ata janë veçse sociopatë të fiksuar pas fuqisë së tyre.
“Djemtë” janë një bandë njerëzish të dobët që përvidhen hijeve në përpjekjeve për t’i vrarë ata.
Misioni i djemve është posi ai i një superheroi – antiheroizëm në kuptimin e njëmendtë. Në fund shtrohet kjo pyetje: çfarë bëni kur ballafaqoheni me njerëz të cilët, për arsye bukur të forta (para, pushtet) kanë komplekse zoti? Kjo është një pyetje tematike në momentin e pikërishëm me liderë të kamur e populistë. Mbreti Lear ankohej se ne jemi posi insekte kundrejt zotave. Me gjasë ne kemi qenë gjithnjë të tillë ndaj dikujt ose të fuqishmëve të tjerë. Dhe çfarë fascionimi morbid që kemi ne, insektet, me qeniet që na shkelin.
Nuk ka rëndësi se ku përqendroheni gjeografikisht apo historikisht, duket se njerëzit gjithnjë kanë qenë të fandaksur me heronj e zota. Merrni çfarëdo folklori – Beowulfi, Mahabharata, rrëfimi i Gilgameshit, legjendat e Mbretit Majmun, sagat islandeze, epet greke, Bibla, Shintoizmi – dhe do të gjeni heronj sypatrembur që luftojnë me apo pa ndihmën e hyjve.
Shpesh heroi është në kërkim të arritjes së diçkaje që duket e paarritshme për njerëzit, dhe kur e bën një gjë të tillë, atij i jepet një kamje e madhe, një status apo mbase edhe një masë hyjnizimi... (Më gjerësisht lexoni në KOHA Ditore)