Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Filmi i animuar “The Bad Guys”, i mbushur me skena komike dhe aksion

Filmi i animuar i studios filmike “The DreamWorks Animation” me titull, “The Bad Guys”, e rrëfen historinë e një grupi kafshës që janë rritur me krimin por kur pas vitesh grabitjesh të panumërta dhe duke qenë kriminelët më të kërkuar në botë, banda më në fund kapet nga autoritetet. Por lideri i tyre, Mr. Wolf, ndërmjetëson një marrëveshje që nuk ka ndërmend ta mbajë, për t’i shpëtuar të gjithë nga burgu. Djemtë e këqij tani duhet të bëhen qytetarë shembull dhe të heqin dorë nga shprehitë e vjetra.

Zërat për personazhet e këtij filmi i kanë huazuar aktorë të njohur të hollywoodit, si fituesi i çmimit “Oscar”, Sam Rockwell, Awwëafin, Marc Maron, Craig Robinson dhe Anthony Ramos.

Ai vjen i mbushur me skena komike dhe aksion, derisa është bazuar në librat bestseller të autorit Aaron Blabey.

“The Bad Guys” lansohet për publikun e gjerë nga 22 prilli i këtij viti.