Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“Crime 101”, film plot adrenalinë me yllin Chris Hemsworth

Chris Hemsworth

Studioja filmike “Amazon MGM” ka publikuar pamjet e para të trillerit kriminalistik “Crime 101”. Filmi me ngjarjen e vendosur në Los Anxhelos është adaptuar nga romani i Don Winslow, me yllin australian Chris Hemsworth në rolin e një hajduti të paarritshëm që me pasion kryen grabitje me rrezik të lartë, përgjatë autostradës ikonike 101.

Kur ai synon “grabitjen më të madhe në jetën e tij”, me shpresën se do të jetë puna e fundit, rruga e tij ndërthuret me atë të një agjenteje sigurimesh të zhgënjyer (e portretizuar në film nga Halle Berry), e cila ndodhet në një periudhë të keqe të jetës. Kjo gjë i detyron ata të bashkëpunojnë. I vendosur për të zbardhur rastin, një detektiv i pamëshirshëm (luajtur nga Mark Ruffalo) afrohet gjithnjë e më shumë drejt operacionit, duke shtuar rrezikun edhe më shumë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Filmi vjen me skenar dhe regji të Bart Layton, i njohur për filma si “American Animals” dhe “The Imposter”, kurse kasta përbëhet edhe nga aktorët, Barry Keoghan, Monica Barbaro, Corey Hawkins, Jennifer Jason Leigh dhe Nick Nolte.

“Crime 101” lansohet nëpër kinema në shkurt të vitit 2026.