Selena Gomezi ia ka përkujtuar kryeministrit të Britanisë së Madhe, Boris Johnsonit, premtimin që kishte dhënë që shteti i tij do të shpërndante të gjitha vaksinat që teprojnë për vendet në nevojë.
Këngëtarja amerikane i ka shkruar Johnsonit në Twitter duke deklaruar se 5 milionë dozat që ka përmendur Johnsoni në samitin e G7-s në Cornwall, janë shumë pak dhe me vonesë.
“5 milionë doza deri në shtator janë shumë pak dhe shumë vonë. Ju keni premtuar se Britania e Madhe do të dhuronte të gjitha vaksinat që do t’i tepronin", ka shkruar ajo.
.@BorisJohnson, 5million doses by September is too little too late. You promised Britain would donate ALL its surplus vaccines. Ahead of the #G7 Summit in Cornwall, call on the PM to help meet 1B doses @glblctzn: https://t.co/BP6qmSoC6N
— Selena Gomez (@selenagomez) June 11, 2021
Gomez e cila ka 64 milionë ndjekës në Twitter ka kërkuar nga fansat e saj që të ngritin zërin përmes uebsajtit “Global Citizen” i cili punon për reduktimin e varfërisë ekstreme nëpër botë.
Edhe gjatë muajit prill të këtij viti, Selena ka kërkuar nga liderë botërorë që të ndihmojnë gjithë botën në luftën kundër pandemisë me COVID-19.
Samiti i shtatë ekonomive më të zhvilluara në botë, i njohur si G7, po zhvillohet në Cornwall të Britanisë së Madhe nga 11-13 qershor. Luftimi i pandemisë dhe përgatitja për të luftuar pandemitë e së ardhme, kanë qenë çështjet kyçe që janë diskutuar në këtë samit i cili përfundon sot.