Liderët e G7-s do të angazhohen për të përdorur të gjitha burimet në përpjekjet për të rikuperuar dëmet që ka shkaktuar pandemia me COVID-19.
Në ditën e dytë të samitit të G7-s që po zhvillohet në Cornwall të Britanisë së Madhe, ata pritet ta lëshojnë një deklaratë e cila do të përmbajë një varg masash që duhet të ndërmerren për ta arritur këtë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQëllimi është që të zvogëlohet koha e nevojshme për zhvillimin e vaksinave nën 100 ditë.
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka kërkuar të premten në hapjen e samitit që të zhduket pabarazia globale.
Johnsoni, i cili është nikoqir i takimit të liderëve të shtate ekonomive më të forta në botë, e që po zhvillohet në resortin bregdetar Carbis Bay të Cornwallit, ka thënë se duhet të merren mësime nga “gabimet” e krizës financiare të vitit 2008.
Pas diskutimeve të ditës së parë të samitit, liderët botërorë janë shoqëruar nga Mbretëresha Elizabeth II për një darkë së bashku.