Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka kërkuar nga vendet perëndimore që të kundërshtojnë rritjen e ndikimit të Kinës, në ditën e dytë të samitit të G7-s.
Gjatë takimit që po zhvillohet në Britani të Madhe, presidenti Biden pritet të thërras për një aleancë për të rivalizuar shpenzimet e Pekinit për infrastrukturën në vendet në zhvillim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj po akuzojnë Kinën për punë të detyruar dhe abuzime të tjera të të drejtave të njeriut në provincën Xinjiang.
Liderët e shtatë fuqive më të mëdha botërore parashihet të përpilojnë edhe një plan për të ndaluar pandemitë e së ardhmes.
Ndër masat që parashihet të ndërmerren përfshijnë shkurtimi i kohës së nevojitur për të zhvilluar vaksinat dhe trajtimet për COVID-19 për më pak se 100 ditë.
Samiti i G7-s po mbahet në resortin e Carbis Bay të Cornwallit, në Britani të Madhe dhe do të zhvillohet nga 11-13 qershor.