Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Selena Gomez mbyll Instagramin pas kritikave për heshtjen e saj në luftën Izrael-Hamas, por i bie pishman

Këngëtarja Selena Gomez nëpërmjet një postimi ka thënë se do ta fshijë llogarinë e saj në Instagram pasi u kritikua për heshtjen e saj në luftën Izrael-Hamas, raportoi të dielën “Daily Mail”.

Ylli i popit, e cila ka qenë ambasadore e UNICEF-it që nga viti 2009, në njoftimin e saj për largim nga rrjetet sociale, ka shtuar se “një postim nuk do ta ndryshonte botën”, teksa po i drejtohej konfliktit pasi u kritikua për heshtjen e saj.

Postimin se do të pushonte nga platforma, 31-vjeçarja e ka fshirë në po të njëjtën ditë.

Në një ndër postimet e fundit të saj në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, ndjekësit e Gomezit kanë komentuar duke e kritikuar atë për shkak të rolit të saj si ambasadore e UNICEF-it.

“Po bëj një pushim duke e fshirë Instagramin tim. Me kaq e përfundoj. Nuk mbështes asnjë nga ato që po ndodhin”, ka shkruar ajo.

Edhe Selena Gomez e shqetësuar me veprimet e Trumpit kundër imigrantëve Showbiz Selena Gomez e shqetësuar me veprimet e Trumpit kundër imigrantëve
Image

Duke thyer heshtjen, Selena shtoi se zemra e saj thyhet duke parë tmerrin, urrejtjen, dhunën dhe terrorin që po ndodh në botë, por shtoi se një postim i saj në rrjetet sociale s’do ta ndryshonte botën.

“Njerëzit që torturohen dhe vriten ose çdo akt urrejtjeje ndaj ndonjë grupi është i tmerrshëm. Ne duhet të mbrojmë të gjithë njerëzit, veçanërisht fëmijët dhe të ndalojmë dhunën përgjithmonë. Më vjen keq nëse fjalët e mia nuk do të mjaftojnë. Thjesht s’mund të duroj që njerëzit e pafajshëm të lëndohen. Kjo është ajo që më sëmur. Uroj që të mund ta ndryshoja botën. Por një postim i imi s’mund ta bëjë këtë”, është shprehur më tej ajo.

Image