Ylli Selena Gomez është betuar se nuk do të bëhet më “meme”. Ajo u kap nga kamerat duke bërë disa grimasa përderisa po shfaqej nominimi i Chris Borwn në MTW Awards.
Ajo as që duartrokiti për Brownin.
Brown, i nominuar për bashkëpunimin e tij me yllin Chloe Bailey për këngën “How Does it Feel”, kishte bërë bujë për gjëra të këqija, pasi ai në vitin 2009 kishte pranuar fajësinë për sulmin ndaj të dashurës së tij të atëhershme Rihanna.
Selena Gomez komentoi pasi shprehjet e saj të fytyrës u bën virale.“Nuk do të jem ‘meme’ kurrë më. Më parë do të ulem pa bërë asgjë se sa të më zvarrisin për faktin se jam vetvetja. Shumë dashuri”, ka shkruar Gomez në llogarinë e saj në Instagram.
Megjithatë FoxNews ka raportuar se nuk është fort e qartë nëse Selena e kishte fjalën për grimasat në fjalë. Kjo pasi që shumë reagime të tjera janë shfaqur nëpër rrjete sociale gjatë ceremonisë.
Por Gomez kishte komentuar “kujt i intereson” në postimin e momentit të “memes” së saj nga “iHeartRadio”.
VIDEO:
Edhe
Aktorja që ia dhuroi veshkën Selena Gomezit reagon ndaj spekulimeve se ato kanë mosmarrëveshje
selena gomez really represents me at social events i’m cryingpic.twitter.com/vxtLkobbHg
— rafa (@selenafortune) September 14, 2023
Ndërkohë edhe Chris Brown ka bërë gjithashtu një postin në Instagramin e tij. Ai kërkoi të lihej rehat.
Selena më parë kishte deklaruar se kishte probleme me rrjetet sociale dhe në njëfarë mënyre ajo i ka bërë fajtore ato për shëndetin e saj mendor. Ajo pati deklaruar se nuk i shikon më komentet e rrjeteve sociale në mënyrë që të ndihet mirë mendërisht.
Përgatiti: Vita Abrashi-Kajtazi