Keni kaluar nëpër një ndarje. Përjetoni të gjitha emocionet – zemërim, vuajtje, hidhërim dhe lot.
Strategjitë e pranimit? Mund të zhyteni në një film, në ushqim ose të shprehni emocionet tuaja në një ditar privat, shkroi BBC.
Ose, nëse jeni artist i famshëm botëror, mund të vendosni të incizoni një këngë “diss” kundrejt ish-it.
Më pas, shpërndajeni në internet dhe prisni të shpërthejë.
Të paktën, këtë bëri Shakira me “Out of your League”, kënga e saj për Gerard Piquen e cila theu rekordet në Youtube.
Dhe jo vetëm ajo. Fansat janë të bindur se “Flowers” nga Miley Cyrus është për ish-të dashurin e saj, Liam Hemsworth.
Kthimi i emocioneve të yjeve pop në këngë pas ndarjeve nuk është gjë e re. Shikoni Adelen dhe Taylor Sëiftin – të dyja mbretëresha të baladave të ndarjeve.
Ose Ariana Grande, The Weeknd dhe Justin Bieber – disa emra të mëdhenj që mendohet se kanë publikuar hite të inspiruar pas ndarjeve me ish të dashurin/en.
Arsyeja kryesore pse këto këngë bëhen të famshme është se shumica prej nesh përjetojmë ndarje në jetë. Dhemb dhe mund të lidhemi me këngën.