Marvel Studios debutoi një triler të ri për serialin e ardhshëm të spiunazhit “Secret Invasion”, me Samuel L. Jackson në rolin e Nick Fury. Gjithashtu, në mesin e kastit janë Cobie Smulders si Maria Hill, Don Cheadle si James Rhodes, i njohur si War Machine dhe Ben Mendelsohn si Talos.
Trileri i “Secret Invasion” fillon me Talos të luajtur nga Ben Mendelsohn që zbulon se sa keq janë bërë gjërat qëkur Fury është zhdukur. Megjithatë, Fury i vërtetë tani është kthyer në përgjigje të këtij kërcënimi në rritje.
“Secret Invasion”, gjithashtu, prezanton Emilia Clarke, Olivia Colman dhe Kingsley Ben-Adir në Universin Kinematik Marvel. Pamjet e reja u publikuan më 2 prill.
“Secret Invasion” shënon rikthimin e plotë të Nick Fury në Universin Kinematik Marvel, i cili për herë të findit u shfaq në “Spider-Man: Far From Home” të 2019-s. Në atë film, Fury i vërtetë u zbulua se po punonte fshehurazi diku në hapësirë.
“Secret Invasion” është krijuar nga Kyle Bradstreet, i cili gjithashtu shërben si drejtues i shfaqjes. Seriali do të shfaqet premierë në Disney+ më 21 qershor.