Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Scott Adkins pjesë e “Ip Man 4”

Aktori anglez Scott Adkins ka konfirmuar se do të jetë pjesë e filmit të katërt “Ip Man”, me aktorin e mirënjohur Donnie Yen.

Adkins, i njohur për rolin e tij Yuri Boyka që personifikon një luftëtar të burgosur rus, thotë se është jashtëzakonisht i lumtur për këtë rol në “Ip Man 4”, transmeton Koha.net.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur të raportoj se aktualisht jam në Kinë duke bërë xhirimet për ‘Ip Man 4’ me të madhin Donnie Yen, fans it ë cilit jam që nga vitet e 80-ta. Donnie personalisht më ka pyetur që të luaj në këtë pjesë dhe me siguri se s’do të zhgënjeheni, veçanërisht pasi regjisor është legjendari Yuen Woo Ping”, ka shkruar Adkins në rrjetet sociale.

Ai gjithashtu ka shtuar se, “I konsideroj filmat e ‘Ip Manit’ si kryevepra të filmave me arte marciale dhe është një nder të jem pjesë e vizionit të drejtorit Wilson Yip”.